DURRES- Shembet një objekt 4-katësh në zonën e Shkozetit në Durrës, për t'i hapur rrugë projektit të ndërtimit të mbikalimit në këtë zonë.
Fadromat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kanë sheshuar objektin 4-katësh, që ishte në ndërtim, ndërsa nuk është ndeshur rezistenca e pronarit.
Në kuadër të këtij projekti janë shembur edhe 16 objekte të tjera kryesisht shtëpi banimi, lokale, kioska, mure rrethuese, etj.
Punonjësit e firmës ndërtuese pohojnë se mbikalimi do të përfundojë gjatë periudhës së sezonit turistik për të shmangur fluksin e automjeteve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com