DURRES- Pesë qendra shëndetësore në Durrës janë pajisur me aparate elektorkardigrame që shërbejnë për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qenë prezent në inaugurimin e këtyre pajisjeve, ndërsa theksoi se të gjithë qytetarët do të marrin shërbimet shëndetësore konform të gjitha ligjeve, duke afruar i bërë qendrat shëndetësore në komuna e fshatra më eficente.
 
Ministri i Shëndetësisë premtoi pajisjen e qendrave të tjera shëndetësore me aparatura të reja diagnostikuese në zonat rurale në të gjithë qarkun e Durrësit dhe më gjerë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)