DURRES- Mbrëmë në Durrës u organizua nata e fundit e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës. Kanë qenë instrumentistët e Shkollës së Muzikës”Jan Kukuzeli”të Durrësit ata që interpretuan pjesë të kompozitorëve të mëdhenj të muzikës klasike të drejtuar nga dirigjenti Italian Luciano Condina.

Orkestra e harqeve të kësaj shkolle është krijuar që në vitin 1974.

Në realizimin e festivalit një ndihmë të vecantë dha edhe Instituti Italian i Kulturës. Festivali u ndoq nga intelektualë dhe artistë të qytetit të Durrësit.Ai u organizua në hollin e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”.

(sg/shqiptarja.com)
(Artur Korriku/shqiptarja.com)