TIRANË - Ministria e Ekonomisë do të çelë garën konkurruese për zhvillimin me konçension të Parkut Industrial në Rrashbull në qarkun e Durrësit, më datën 6 Prill. METE njoftoi sot se, në këtë garë do të jepet statusi i zhvilluesit të zonës ekonomike në komunën e Rrashbullit në një siperfaqe toke prej 16,52 hektarë në fshatin Manskuri.  Ofertuesit do të duhet të paraqesin sigurimin në 2% të vlerës së projektit që parashikojnë të zhvillojnë.
Programi për zhvillimin e zonave industriale dhe ato të lira është shpallur prej vitesh nga ministria e Ekonomisë, ndër të cilat, në Shkodër, Elbasan, etj. Janë zhvilluar deri tani disa gara dhe janë dhënë disa licensa, por, me përjashtim të Porto Romanos, parqet e tjera nuk janë vënë në funksionim.

(aq/shqiptarja.com)