DURRES- Qyteti bregdetar i Durrësit është vendi i parë i cili ka vënë në dispozicion të transportit të udhëtarëve që zgjedhin autobuzin për të udhëtuar, nje territor gjigand të pajisur me të gjithë infrastrukturen e nevojshme. Në terminal tashmë lexohet orari i udhëtimeve drejt qyteteve të ndryshme ,funksionon biletaria si dhe janë të pranishem uniformat blu për të mbajtur rregull dhe qetësi.
Ministrti i Transporteve, Edmond Haxhinasto, inspektoi gjatë ditës sotme punën në këtë terminal, ndërsa shoqërohej nga krybashkiaku Vangjush Dako. Ministri gjatë fjalës së tij në kuadër të sigurisë rrugore, premtoi së do hiqen nga qarkullimi autobusët të cilët janë prodhime nën vitin 2000.
”Rinovimi i këtij parku autobusash do të bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Nuk do të ketë autobusë më të vjetër sesa viti 2000, deri në fund të këtij viti për linjën Tiranë-Durrës. Autobusët do të kenë motorr euro 5 ose motorr të kësaj kategorie, të cilët janë ato motorrë që nuk ndosin ambientin.”-tha Haxhinasto
Haxhinasto nuk ngurroi të komentonte dhe situatën me furgonët.
“Tregu sigurisht ka kohën e vet të rregullohet. Ne kemi dhënë zgjidhjen tonë për këtë kategori automjetesh. E përsëris që për autoveturat taksi 8 plus 1 kemi dhënë një zgjidhje. I kemi sugjeruar që të punojnë brenda qarqeve të caktuara dhe këto të fundit kanë një hapësirë të madhe për të punuar.”-konludoi Ministri Transporteve.
Pak kohë më parë mungesa e rregullit, kaosi dhe konfliktet ishin tipar dallues i stacionit të autobuzëve në qytetin bregdetar.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com