DURRES - Një 17-vjeçar nga qyteti i Durrësit ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet se është vetëhelmuar me fostoksinë.

17-vjeçari Marsel Mane nga fshati Hamallaj i Durrësit ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe e kanë transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot të jetojë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se rasti është një vetëhelmim i mundshëm, ndërkohë që policia po punon për të zbardhur më tej motivet që e shtyn 17-vjeçarin të ndërmarrë aktin që i kushtoi jetën.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)