DURRES - Eshtë inauguruar mbrëmë terminali i ri i pasagjerëve në Portin e Durrësit, një investim me vlerë rreth 21.9 milionë euro.
Terminali i ri pritet të përmbushë nevojat në rritje të trafikut dhe tregtisë, si dhe qarkullimit të lirë të njerëzve. Porti i Durrësit është më i madhi në Shqipëri dhe për këtë është një pikë strategjike për vendin tonë dhe shpesh duhet të përballet me një fluks shumë të lartë njerëzish dhe mallrash.
Në fakt, terminali i ri është projektuar për t’i shërbyer 1.2 deri në 1.5 milionë pasagjerëve në vit, 200 mijë autoveturave dhe rreth 60 mijë kamionëve. Ai ka 65 mijë m2 sheshe, 25 mijë m2 ndërtime, 4500 m2 godina të pasagjerëve, 10 poste të kontrollit të njëkohshëm për pasagjerët këmbësorë, 36 poste për kontroll të njëhershëm për pasagjerët me autovetura dhe 12 poste për kontrolle të njëhershëm për kamionët.
Inaugurimi i Terminalit u krye nga Kryeministri Sali Berisha i cili, pasi preu shiritin së bashku me ministrin Olldashi, më pas u drejtua për në mjediset e brendshme të Terminalit, ku u takua dhe bisedoi me punonjës të portit, si dhe u njoh nga afër me procedurat e punës në terminal.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com