Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Durrësit pasi pas një konflikti ka kërcënuar me sëpatë komshiun e tij.
 
Besnik Xhaferraj, banues në Durrës ka kërcënuar A.M, 20-vjeç.
 
Gjatë konfliktit mes komshinjve Xhaferraj ka goditur me sëpatë mjetin me targa DR 1198 D, duke i thyer xhamin e krahut të majtë, si dhe ka dëmtuar murin e F.S. 60 vjeç.(komshi)
 
Lidhur me këtë ngjarje materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Kanosja" dhe " Shkatërrimi I pronës " parashikuar në nenet 84 dhe 150 të Kodit Penal.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com