Policia e Durrësit ka vënë në pranga një maqedonas dhe ka nisur procedim ndaj një tjetre, pasi u janë gjetur dokumente të falsifikuara të Europol të cilat u janë sekuestruar.
Sipas policisë, është ndaluar Zore Lozanovski 45-vjeç dhe ka nisur procedimi për Bilina Nancovska 35-vjeçe që të dy nga Manastiri në Bitol të Maqedonisë, pasi në lagjen Nr.13, Durrës, Lozanovski në momentin që është ndaluar nga punonjësit e policisë të rendit publik ka paraqitur dokumenta të ngjashme si të Europolit.
Gjatë kontrollit të ushtruar i'u gjetën dhe i'u sekuestruan 1 pasaportë diplomatike me mbishkrimin Knights of Malta dhe disa karta me mbishkrimet "Europolice Fedaration".
Policia e qytetit bregdetar shton se Zore Lozanovski është person me precedent penalë të mëparshëm po për të njëjtat vepra penale.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com