DURRËS - Shitja e librave nëpër shkollat e Durrësit po bëhet pa u shoqëruar me faturë, gjë që privon nga rimbursim familjet me ndihme ekonomike, ato të komunitetit rom dhe të pakicave etnike. Prindërit tregojnë se nuk janë pajisur me fatura për librat e blerë ndonëse shitësi e ka detyrim ligjor pajisjen me kupon tatimor. Përfaqësuesja e librarisë që ka ekskluzivitetin për furnizimin e shkollave me tekstet mësimore është shprehur se pajisja me faturë është procedurë shtetërore.
Pajisja me fatura për tekstet shkollore nuk bëhet as në qytetin e Fierit. Prindërit thonë se nuk i jepet askujt fature dhe se, as ata vetë nuk e kanë kërkuar. Por prindërit në Fier ngrenë edhe shqetësimin e çmimit. Tekstet shkollore nuk shiten me çmimin e stampuar në fund të tyre, por me vlerën e pullave të dyfishta të vendosura mbi çmim.
Përfaqësuesi i drejtorisë arsimore, Ilir Luga, sqaron se pulla e dyfishtë vihet nga shtëpitë botuese pas indeksimit të çmimeve për shkak të inflacionit. Ndërkohë qe Drejtoria Arsimore kërkon qe vete prindërit te ballafaqojnë çmimet e librave te blere me listat e afishuara neper shkolla, ne te vërtet ne Fier as këto lista nuk ekzistojnë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com