Një 17 vjeçar është mbytur aksidentalisht ditën e djeshme tek “Gjiri i Lalëzit”.
 
Bëhet fjalë për I.T, banues në Maminaz.
 
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:45.
 
Sipas burimeve të policisë nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.
 
Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com