DURRES-Një 34-vjeçar dhe një 31-vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi janë konstatuar duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre ka shkaktuar dhe aksident.
Rasti i parë është i Halil Gjepalit i cili duke drejtuar mjetin tip Alfa pa targa, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një motorkarro, ku dhe është lënduar. Sipas burimeve të policisë gjatë testit të alkoolit rezultoi se 34-vjeçari ishte në gjendje të dehur. Gjepali tashmë akuzohet për veprën penale: “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Rasti i dytë është i Halil Mustafaj i cili një ditë më parë, në lagjen Nr.13, Durrës, ora 02:30 është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip Benz pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
31-vjeçari tashmë akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com