DURRËS - Dy administratorë të kompanive të kromit, janë vënë në hetim nga Policia e Durrësit. Burime zyrtare nga policia lokale thanë gjatë ditës së sotme se, ka filluar procedimi penal në gjëndje të lire për 54-vjeçarin me inicialet I. U., banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë, “Vllazëria Minerals Albania”.

Hetimi ka nisur sepse nga peshimi i kamionave të kësaj kompanie, përkatësisht me targa TR 0993 A dhe TR 6081 F, rezultoi totali prej 74.16 ton krom, ndërkohë që fatura tatimore e shoqërimit të mallit tregonte një ngarkesë prej 43 ton krom.

Gjithashtu ka nisur edhe proçedimi penal në gjëndje të lire për 54-vjeçarin me inicialet Z. B.,  administrator i kompanisë “Auto Star Sh.p.k”. Hetimi ka nisur pasi nga peshimi i kamionëve të kësaj kompanie me targa TR 5819 U dhe TR 7748 S, rezultoi sasia prej 76 ton krom, ndësa fatura tatimore shoqëruese e mallit tregonte një ngarkesë prej 56 ton krom.

Për të dy rastet, është bërë sekuestrimi i sasisë së mineralit dhe dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “fshehje e të ardhurave” e “falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)