DURRES- Një prej zonave me piktoreske, por mjaft të rrezikshme përsa i përket erozionit, do t’i nënshtrohet projektit për sistemimin e saj.
 
Bëhet fjalë për Kodrën e Currilave në qytetin Durrësit, e cila do t’i nënshtrohet një projekti me vlerë 2 milionë dollarë që synon parandalimin e rrëshqitjeve të dheut nëpërmjet ripyllëzimit dhe tarracimit.
 
Ka qenë ministri i Mjedisit Lefter Koka që duke shfrytëzuar Ditën Botërorë të Mjedisit, ka bërë të ditur fillimin e projektit.
 
Ndërkohë pas ripyllëzimit të kësaj zonë pritet të ndërtohet edhe një shëtitore e re, ndërsa punimet për finalizimin e këtij projekti pritet të zgjasin një vit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)