TIRANË - Mbetjet urbane kanë pushtuar bregdetin e Likmetajt në zonën e Ishmit në Durrës. Mbetjet vijnë kryesisht nga rrjedha e lumit Ishëm, ndërsa përveç atyre plastike në këto mbetje mund të hasësh edhe kimikate, të cilat kanë shkaktuar një dëm kolosal në biodiversitetin e kësaj zonë.
 
Vija bregdetare e plazhit të Likmetajt në zonën e Ishmit në Durrës është pushtuar nga  mbetjet urbane.

Mbetjet vijnë kryesisht nga rrjedha e lumit Ishëm, ndërsa përvec atyre plastike në këto mbetje mund të hasësh edhe kimikate, të cilat kanë shkaktuar një dëm kolosoal në biodiversitetin e kësaj zonë.
 
Ndotja e vijës bregdetare është një problem i njohur për drejtuesit e komunës, të cilët teksa shtojnë sy ky shqetësim është i trashëguar, pohojnë se nuk kanë fonde për ndërmarrjen e një askioni për pastrimin e tij.
 
Sezoni turistik është çelur dhe cilido turist i huaj që shikon imazhe të tilla vështirë se mund të mendojë për të kaluar pushimet në vendin tonë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)