DURRES- Prokuroria e Durrësit kërkon burg për jetë për Shaban Norjen, 81 vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese të Ajshe Vatës, vajzës 18 vjeçare e cila ishte shtatzënë.

Ajsha u ekzekutua mbrëmjen e 11 tetorit 2012 dhe më pas Norja i preu kokën për të vështirësuar identifikimin e viktimës. Norja u arrestua pak ditë pas krimit.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Durrësit avokati mbrojtës i të moshuarit kërkoi që vendimi të merret sa më shpejt ndërkohë që seancën e kaluar ai kërkoi gjykim të shkurtuar pasi klienti i tij pranoi akuzën. Vrasja e Ajshes tronditi mbarë publikun. Seancën e kaluar Shaban Norja u paraqit në gjykatë me jelek antiplumb.

Trupi i dekapituar i Ajshe Vatës u gjet 500 metra larg banesës së saj në Xhafzotaj të Durrësit, ndërkohë që 80 vjeçari u arrestua një ditë më pas. Ai pranoi krimin dhe deklaroi se e kishte kryer pasi 18 vjeçarja nuk pranoi të abortonte fëmijën që kishte në bark.. I moshuari pranoi se kishte pasur lidhje intime prej dy vitesh me vajzën e re dhe se fëmija ishte i tij.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)