Durrës, sekuestrohen 17 kg
kanabis, pranga transportuesit

DURRËS - Sekuestrohen 17 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në portin e Durrësit.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar ka bërë të ditur se, droga është sekuestruar mbrëmjen e sotme në një makinë që do të ikte për në Itali.

Uniformat blu thanë se, kishin marrë informacione në rrugë operative në lidhje me këtë trafik kanabisi.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte fshehur në një makinë tip Fiat me targa, BL 418 GA dhe në pranga është vënë Bajram Babili 32 vjeç.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen