DURRËS - Një sasi prej 300 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia kufitare mesditën e sotme në portin e Durrësit.
 
Droga u gjet në kamionin me targa AA419IX që do të imbarkohej në tragetin e linjës Bari-Durrës. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, Ermal Hasani, ndërsa blutë e Durrësit kanë nisur hetimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)