DURRËS - Një 71-vjeçar është shpallur i humbur nga familja e tij në Durrës. Skënder Çobo ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 8 nëntor, kur ai ishte nisur nga shtëpia e tij në lagjen numër 14 në Shkozet për të shkuar tek nipat e tij në Mallakastër.

Bashkëshortja e tij ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit se prej asaj dite ai nuk është kthyer më në banesë.

Familjarët thonë se ditën kur 71-vjeçari u largua nga shtëpia ka pasur veshur një këmishë me kuadrata dhe sipas saj një triko me jakë V ngjyrë gri, pantallona të zeza dhe këpucë të kuqe. Po ashtu në kokë mbante edhe një kasketë ngjyrë gri.

Familjarët kanë vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 068 55 08 0 76 për të gjithë ata që kanë informacion lidhur me vendodhjen e 71-vjeçarit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)