Dy persona, një prej tyre i mitur, janë arrestuar në flagrancë ditën e djeshme në Durrës, nën akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë.
Mësohet se efektivë të policisë së Durrësit kanë vënë në pranga 18 vjeçari Ylber Duka dhe 16 vjeçarin me iniciale Rr.Rr., të dy banues në qytetin bregdetar.
Dy të rinjtë janë kapur teksa të tentonin të vidhnin, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, banesën e 56 vjeçarit I.Gj., në lagjen numër 14, të qytetit të Durrësit.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com