DURRES - Strehimi, papunësia dhe mungesa e infrastrukturës janë cilësuar si problemet më të mëdha që shqetësojnë qytetarët e Durrësit. Ky fakt ka dalë në pah gjatë turit të dëgjimeve që u organizua në ambjentet e Këshillit Bashkiak mes Avokatit të Popullit Igli Totozani me banorët, nisëm që ai preferoi ta fillonte nga Durrësi. 

Avoktai i Popullit pasi dëgjoi problemet e qytetarëve tha se gjithcka do ta bëjë evidente si pranë ministrave ashtu edhe në pushtetin vendor. 

“Të gjithë bashkiakët, ministrat, njerëzit me pushtet e kanë kuptuar se detyra e tyre është e lidhur drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë vendimtare dhe të pazgjidhshme me jetën e qytetarëve.” u shpreh Totozani

Avokati i Popullit Igli Totozani tha se ky tur dëgjimesh do të vijojë edhe në qytete të tjera të vendit.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)