Durrës-Policia e qytetit bregdetar ka proceduar penalisht një 29 vjeçar, pasi prej disa javësh përndiqte një 26-vjeçare.
 
Sipas policisë, 29 vjeçari me inicialet N.M. banues në Durrës, prej disa kohësh, në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur 26 vjeçen me inicialet S.Ç. e cila ka deklaruar në polici se i ka krijuar ankth dhe stres në jetën e përditshme.
 
Pas denoncimit për 29 vjeçarin, policia ka nisur hetimet duke e proceduar penalisht. 

dy.b/shqiptarja.com