DURRËS - Policia e Durrësit ka arrestuar një prej bashkëautorëve të dyshuar për vrasjes e 10 ditëve më parë të ndodhur në Gjirin e Lalzit, ku humbi jetën Albert Bushaj. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, mëngjesin e sotëm është arrestuar në flagrancë, Gjok Bushaj, 51 vjeç.
Ndaj të arrestuarit, të sotëm, rëndon akuza e bashkëautorit në vrasjen e Albert Bushaj-t, si dhe plagosjen e 2 pjesëtarëve të tjerë të familjes së viktimës. Ai ishte shpallur në kërkim pak pas ngjarjes së ndodhur.
Burime zyrtare thanë se, janë duke vijuar punën për kapjen edhe të 3 personave të tjerë të përfshirë në këtë vrasje. Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të këtij viti mes dy familjeve, kushërinj me njëri-tjetrin, pas një debate për mbledhjen e boçeve të pishës.
Redaksia online
(ak/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

11 tetor 2013: Si ndodhi vrasja për boçet e pishave