Durrës, vritet 28-vjeçari nga Rada
sherr mes të rinjsh në lokal

Durrës, vritet 28-vjeçari nga Rada<br />sherr mes të rinjsh në lokal
SHIJAK – Nga të shtënat e armëve në fshatin Radë të Shijakut është vrarë 28-vjeçari Festim Lemja, banor i zonës. Korrespodenti I “A1Report!”, Artur Korriku, tha se Lemja u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk mundi të mbijetonte. 

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur mes dy grupeve të rinjsh në lokal, ndërsa më tej sherri ka vijuar edhe jashtë tij ku kanë nisur dhe të shtënat. Ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarjeje dhe motivet që çuan në vrasjen e të riut, ndërsa policia në vendin e ngjarjes vijon punën për zbardhjen e krimit.

Tre persona janë shoqëruar në komisariat të cilët mendohet se kanë informacion mbi ngjarjen. Në vendgjarje është gjetur një kallashnikov, një krehër bosh dhe disa gëzhoja. 
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë