DURRËS-Një 19-vjeçar në Durrës ka plagosur me thikë me shpatull bashkëmoshatarin tij pas një konflikti.
 
Policia filloi procedimin penal dhe po punon për kapjen e shtetasit J.B. 19 vjeç, banues në Durrës.
 
Ai me datë ditën e djeshme orës 09:30, në lagjen Nr.18, ka goditur me thikë në pjesën e shpinës, shtetasin D.S. 19 vjeç, banues në Durrës.
 
19-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com