Durrës - Një aksident rrugor është shënuar në lagjen nr. 17, në rrugën “Ksanthipi Syko”, Durrës ku një 21-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësore.
I riu është arrestuar, ndërkohë e lënduara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, në lagjen nr. 17, në rrugën “Ksanthipi Syko”, duke ecur mbrapsht, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen V. A., e cila ndodhet në Reanimacionin e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Komente










