DURRES - Pas ngjarjes së pedofilit Ardian Prenjasi, të cilësuar si “monstra e Laprakës”, është shënuar një tjetër rast pedofilie, këtë radhë në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një 31-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare.
Minorenja kishte dalë nga apartamenti për të marrë një porosi në shtëpinë e gjyshes së saj, vetëm 100 metra larg, por në kthim është përballur 31-vjeçarin Fisnik Kuka, i cili i kishte zënë pritë në hyrje të pallatit.
31 -vjeçari ka nisur ta ngacmojë seksualisht 12 vjeçaren, ndërsa në këto kushte, minorenja ka nisur të ulërasë duke kërkuar ndihmë. Në ndihmë të saj kanë shkuar fqinjët, të cilët fillimisht kanë neutralizuar 31-vjeçarin, ndërsa më pas kanë njoftuar policinë.
Pas njoftimit të marrë policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 31-vjeçarin Fisnik Kuka, beqar e me arsim të lartë, mbi të cilin rëndon akuza e kryerjes së veprimeve të turpshme ndaj një minorene.
Mësohet se denoncimi pranë policisë së Durrësit është kryer nga prindërit e minorenes, të cilët ka shpjeguar rrjedhën e ngjarjes.
Ndërsa në dëshminë e tij pranë hetuesve të çështjes, 31-vjeçari ka pranuar se ka ngacmuar seksualisht vajzën, por është justifikuar me faktin se në kohën që ka ndodhur ngjarja ka qenë në gjendje të dehur.
Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave si dhe identifikimin e të tjera rasteve abuzive me minorenët nga ana e 31-vjeçarit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com