DURRES - Nuk thonë kot se dashuria nuk njeh moshë. Vetem se per nje 46-vjeçar nga Durresi pëlqimi për një grua të ve 66-vjeçare i ishte kthyer ne fiksim, aq sa i ka kushtuar burgun!
Kjo histori vjen nga qyteti i Durrësit, ku policia arrestoi Arben Gjinin pasi përndiqte 66-vjeçaren. Pasi e ka "duruar" per 10 dite gruaja ka vendosur ta denoncoje ne polici ku më pas erdhi edhe arrestimi.
Gjini e përndiqte të venë me inicialet K.M kudo ku ajo shkonte. Ai ndodhej pas saj në çdo vend, në pazar, në tregun industrial, në plazh, madje i ulej përballë dhe i bënte veprime të turpshme. Në çdo kohë Arben Gjini vinte rreth e rrotull shtëpisë së gruas së ve.
Burime nga Policia lokale thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se 46 vjeçari Arben Gjini gjatë marrjes së tij në pyetje nuk ka pranuar të japë shumë detaje në lidhje me ngjarjen, por e ka shpjeguar atë vetëm me dy fjalë. “Më pëlqen”.
Gruaja më e madhe në moshë se Gjini ka thënë se jetonte e vetme në banesën e tij pasi ishte e ve, dhe për rreth 10 ditë me radhë kishte vënë re se 46 vjeçari kishte filluar të shfaqte shenja të ngacmimit seksual ndaj saj. “Unë jam e ve dhe në shtëpi jetoj e vetme. Ai ka 10 ditë që më përndjek kudo që unë shkoj dhe nuk më lë rehat. Madje edhe kur jam në kafe ose në plazh e kam vërë re disa herë që ulet para meje dhe fillon e bën veprime të turpshme”, ka thënë K.M.
Materialet procedurale policia ia kaloi Prokurorisë së Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

të moshuarës së ve: Më pëlqen!">