DURRES - Një 47 vjeçar nga Durrësit akuzon policinë e shtetit për dhunë fizike. Shpëtim Luzi pretedon së është dhunuar në ambjentet e komisariatit të Durrësit dhe se efektivët e policisë i kanë thyer këmbën. Teksa ndodhet në spital ai sqaron se për këtë i ka shkuar mesazh edhe Ministrtit të Brëndshëm, Saimir Tahiri ku i kërkon të marrë masa për këtë ngjarje.

Sakaq ky rast është denoncuar edhe nga kreu i Partisë Demokratike dega Durrës, Osman Stafa, i cili nuk kurseu akuzat karshi policisë së Durrësit.

I menjhëhershëm ka qënë edhe reagimi i policisë së Durrësit lidhur me këtë ngjarje. Në një njoftim për shtyp blutë e qytetit bregdetar njoftojnë së Shpëtim Luzi është arrestuar së bashku me shtetasit A.M dhe J.Gj pas një konflikti në një lokal të qytetit bregdetar të rregjistruar mbrëmjen e së dielëS, për të cilin uniformat blu u njoftuan nëpërmjet një telefonate.

Në komunikatë theksohet se Shpëtim Luzi ka qënë në gjendej te dehur dhe i dëmtuar fillimisht është dërguar në komisariat dhe më pas është dërguar në spitalin e qytetit ku edhe është ndërgjegjësuar dhe ka identifikuar veten.

Më pas njëri nga dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi me iniciale A.M ka kërkuar të kallëzoje në polici Shpëtim Luzin për rrëmbimin e vajzës, ngjarje sipas tij e ndodhur në viti 2013.

Më pas Luzi është shoqëruar sërish në komisariat për të dhënë detaje, ndërsa theksphet se pretendimet e këtij të fundit për dhunë fizike janë të pabaza.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)