Durrës- Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të bregut të detit në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë trupi i viktimës është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40.
Paraprakisht dyshohet se 70-vjeçari është mbytur në det.
“Rreth orës 06:40, në lagjen nr. 13, Durrës, në afërsi të bregut të detit, është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi të seksit mashkull, rreth 70 vjeç, dyshohet i mbytur në det. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Komente










