Durrës-I moshuari Paulin Gina, i cili prej vitesh jetonte i vetëm, pasi fëmijët gjenden në emigrim u vra tragjikisht nga fqinji i tij, Fatjon Janina, i cili është person i alkoolizuar.
Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, pasi 82-vjeçari u gjet i vrarë me çekiç në kokë dhe me plagë thike në fytyrë. Ishte e bija që telefonoi fqinjët pasi nuk po lidhej në telefon me të atin, që lëshoi alarmin dhe çoi në zbulimin e krimit.
Ajo telefonoi fqinjët të cilët trokitën në derë dhe pasi nuk morën përgjigje u drejtuan në polici. Rreth orës 18:50 te se hënës, blutë e Durrësit e gjetën 82-vjecarin të pajetë në apartamentin e tij ne lagjen nr.16. I moshuari kishte plagë të shumta në fytyrë dhe kraharor.
Pas kontrolleve të shumta dhe ndërmjetësimit me vëllain, autori u prangos paraditen e se martës. 39-vjecari Fatjon Jani ka pranuar autorësinë dhe ka deklaruar se viktima nuk pranoi ti jepte borxhin prej 200 mije lekësh.
“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati i pestë ku unë banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për viti e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa here, e lashë të shtrire ne tokë”, tha autori.
Nga hetimet u zbulua se 39-vjeçari, Fatjon Janina, pasi vrau fqinjin mbylli derën e banesës me çelës nga jashtë për të shmangur zbulimin e krimit. Policia sekuestroi kamerat e sigurisë në zone dhe pas disa orësh hetime, arriti të identifikoje dhe prangose autorin.
Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan si provë materiale 2 thika, 1 çekiç, dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë kryerjes së krimit. Ai do të përballet me akuzën e vrasjes me dashje dhe mbajtja e armëve të ftohta pa leje.
39-vjecari Fatjon Janina, autori që vrau 82 vjeçarin Paulin Gina në Durrës, ka pranuar se e ka kryer ai krimin.
Në dëshminë e bërë në polici, ai është shprehur se është zënë me viktimën për një borxh prej 200 mijë lekësh në banesën e 82 vjeçarit dhe më pas e ka qëlluar.
“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje që po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që më ke se më duhen lekët për vitin e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në tokë. Më pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme të tij me çelës. Shkova në shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë”, tha ai.
Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e 39-vjeçarit, Fation Janina, i cili vrau mbrëmjen e djeshme me thikë dhe çekiç fqinjin e tij 82 vjeç, Paulin Gina.
Autori dyshohet se e ka vrarë të moshuarin me thikë dhe çekiç për motive të dobëta, më pas fshehu mjetet e krimit dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës.
Policia bënë me dije se arrestimi i autorit, është bërë pas ndërmjetësimit me vëllait e tij.
'Policia e Durrësit, pas kontrolleve të shumta dhe ndërmjetësimit me vëllait e autorit të dyshuar të vrasjes së 82-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 16, vë në pranga për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", 39-vjeçarin Fation Janina. Ky shtetas, dyshohet se më datë 30.12.2024, ka vrarë me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin Paulin Gina, në banesën e tij, në lagjen nr.16', njoftoi sot policia.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 82- vjeçarit në Durrës mbrëmjen e djeshme (30 dhjetor). Sipas burimeve pranë policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Janë marr në pyetje të paktën 20 persona të ndryshëm nder ta edhe fqinjë dhe persona të cilët mund të kishin dijeni për konflikt të mundshëm.
Ende nuk dihet motivi i vërtetë, ndërsa shenjat në trup dhe mënyra sesi është kryer vrasja (mbyllja e derës) ka çuar policinë në dyshimet se autori ka qenë person që njihet me viktimën.
Nga hapja e kamerave të sigurisë së një karburanti aty ngjitur, është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet dhe daljet e vetme që kanë ndodhur në pallat gjatë kësaj fashe orare.
Nga hyrjet dhe daljet janë konstatuar vetëm lëvizjet e fqinjëve. Në kushte të tilla ka nisur marrja në pyetje e tyre dhe janë ushtruar kontrolle në banesa.
Pasi kanë siguruar informacione nëpërmjet rrugëve operative dhe i kanë bashkëngjitur dhe hetimet që janë bërë, blutë e qytetit kanë konstatuar armët e krimit në banesën e Fation Janinës.
39-vjecari sipas të dhënave është konsumues alkooli dhe dyshohet që mund të ketë qenë dhe i pirë kur ka ndodhur ngjarja.
Kalbeni ne burg ket legenin
Përgjigjupo normal se fashistet e kane bere pensionin 200 mij lek. jepuni pensionisteve lekete qe u takojne te kalojne nete te shfrenuara
Përgjigju