DURRËS - Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.13 në Durrës, teksa një 64 vjeçar ka humbur kontrollin e motorit të tij duke u rrëzuar.
Si pasojë e rrëzimit nga motomjet, Lumturi Zoku, 64 vjeç humbi jetën.
Motomjeti i 64 vjeçarit që ndërroi jetë
'Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.
Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.', njofton policia.
Lajmi ne perditesim...