Një person i cili udhëtonte me një automjet tip "Benz ML" ka përplasur këtë mbrëmje në Durrës një grua dhe karrocën e fëmijës së saj. 

Pas aksidentit ajo është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Durrësit, së bashku më fëmijën e saj ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa pushuesi vinte nga Vlora.

Ai është ndaluar nga policia dhe është marrë në pyetje për shkaqet e aksidentit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com