DURRES- Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është aksidentuar mbrëmjen e sotme me automjetin e tij në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes, teksa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar.
 
Automjeti tip “Benz mercedenz S-320” që drejtohej nga, Rigels Rajku, në tentativë parakalimi është përplasur me një kamion.
 
Për pasojë mjeti i tij ka pësuar dëme të konsiderueshme.
 
Ndërkohë këngëtari Noizy është dërguar me urgjencë nga miqtë e tij në spitalin e Durrësit për tu transportuar më pas në spitalin Amerikan, ku mësohet se pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm ndodhet në një nga dhomat e këtij spitali në kujdesin e mjekëve.
 
Televizioni “A1 Report” sjell pamje ekskluzive kur këngëtari del me barelë nga dhomat e spitalit Amerikan i shoqëruar nga infermierët dhe të afërmit e tij.
 
Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


(Video ekskluzive)