Një 17 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Durrës, pasi teksa drejtonte një makinë pa leje drejtimi ka aksidentuar një nënë të re 31 vjeçare dhe fëmijën e saj 7 muajsh.
17 vjeçari Gj.K, mbrëmjen e djeshme aksidentoi 31 vjeçaren E.B dhe foshnjën e saj, në rrugën “Skënderbej”, në Durrës pasi lëvizte me makinën e babait të tij tip “Benz Fuoristradë”, pa leje drejtimi.
31 vjeçarja dhe foshnja e saj ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu babai i 17 vjeçarit, pas aksidentit, gjatë një zënke me të dëmtuarit, ka goditur me shuplakë nënën e të aksidentuarës, 62 vjeçaren N.B.
Sipas policisë A.K, 54 vjeç, i cili kishte lejuar djalin e tij vetëm 17 vjeç të drejtonte makinën pa leje drejtimi, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe" Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt" në ngarkim të 17 vjeçarit, Gj.K dhe" Dëmtime të tjera me dashje" në ngarkim të babait të 17 vjeçarit, 54 vjeçari A.K.
Redaksia Online
E.S /shqiptarja.com
/Shqiptarja.com