Durrës - Një muaj më parë, në datën 15 qershor 77 vjeçar Zylyf Këlliçi u aksidentua për vdekje në aksin Plepa-Shkozet.
Pas një muaji policia ka bërë të mundur vënien në pranga të 29 vjeçarit që dyshohet se shkaktoi aksidentin.
Bëhet fjalë për Arnold Sulejmani, 29 vjeç banues në Tiranë, i cili u kap në vijim të veprimeve hetimore nga Prokuroria e Durrësit. Arnold Sulejmani, akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Gjithashtu policia ka ndaluar me iniciativë vëllanë e 29 vjeçarit, Marius Pinari 25 vjeç. Ky i fundit u ndalua pasi Arnold Sulejmani, ka deklaruar se në momentin e aksidentit automjeti drejtohej nga vëllai i tij Marius Pinari.
'Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 11:00 të datës 15.06.2024, në lagjen nr.13, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi Z. K., 77 vjeç, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:
-ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;
-ndaluan me iniciativë vëllanë e 29-vjeçarit, shtetasin M. P., 25 vjeç, pas deklarimit të shtetasit A. S. se në momentin e aksidentit, automjeti drejtohej nga shtetasi M. P.', njofton policia.
Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore për gjetjen e përgjegjësisë penale për këta shtetas.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
73.4%
-
Të gabuar
6.5%
-
Të vonuar
20.1%
Vota total: 169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista/ Rama e cilësoi si ‘kampion të Rindërtimit’, kreybashkiaku i Shijakut: Punuam pa pushim të ndihmonim familjet në nevojë! Heronj, punonjësit e administratës
17 Korrik, 16:15
-
Pogradec/ Aksidentoi një të mitur me makinë, ndalohet 18 vjeçari
17 Korrik, 14:29
-
Fushë-Krujë/ Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 60 vjeçari
17 Korrik, 09:21
-
Kavajë/ Po lahej në plazhin e Golemit, mbytet 61-vjeçarja nga Sllovakia
16 Korrik, 20:41
-
Porti i Durrësit, 10 mijë shqiptarë e të huaj në vetëm 5 ditë
16 Korrik, 18:27
-
Nën akuzë për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, Prokuroria e Durrësit çon në gjyq punonjësit e Kadastrës së Kavajës
16 Korrik, 15:43
-
Aksidenti me motorr i merr jetën djalit të biznesmenit të njohur në Tiranë!
16 Korrik, 11:39
-
Krujë/ Shiste lëndë të dyshuar narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në pranga 32-vjeçari
15 Korrik, 13:54
-
Durrës/ I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 20 vjeçari (EMRI)
15 Korrik, 10:43
-
Durrës/ Aksident në aksin Sukth-Maminas, përplasen 4 automjete, dy persona të lënduar
14 Korrik, 20:28
-
Bregdeti i tejmbushur/ Mbi 250 mijë pushues nga Gjiri i Lalëzit në Golem, shqiptarët e Kosovës besnikë të Shëngjinit! Velipoja e prenotuar deri në shtator
14 Korrik, 18:56
-
Siguria në plazhe/ Gjatë 1 jave bllokohen 34 mjete lundruese në Shëngjin, Durrës, Ksamil e Velipojë
14 Korrik, 12:54