Durrës-Policia Kufitare ka arrestuar në portin e Durrësit 49 vjeçarin Beata Puta lindur në Poloni dhe banuese në Itali.

Polaku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Aktivitetit kriminal. Puta është arrestuar provizorisht me qëllim ekstradimi drejt shtetit Polak.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com