Durrës, arrestohet avokati Lika
ndërhyri për lirimin e një kosovari

Durrës, arrestohet avokati Lika<br />ndërhyri për lirimin e një kosovari
TIRANE -  Bie në pranga avokati Gramoz Lika, pasi dyshohet se ka ndërhyrë tek një gjyqtar në Durrës, për të liruar një klientin e tij nga Kosova.

Operacioni për arrestimin e Likës, është kryer një ditë më parë nga strukturat e komisariatit të Durrësit, të cilat nga sa mësohet kanë ndaluar Likën në momentin kur ka marrë shumat financiare prej 5 mijë euro nga një shetas kosovar, që interesohej për lirimin e të afërmit të tij, akuzuar për një vepër penale nga prokuroria e Durrësit.

Sipas hetimeve të prokurorisë Lika, i ka premtuar kosovarit se kundrej shumës prej 5 mijë euro ai do të mundësonte rregullimin e çështjes. Mirëpo në dijeni të kësaj situate, është vënë dhe policia e Durrësit e cila ka organizuar arrestimin e Gramoz Likës, për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj gjyqtarit”.

Ndalimi i Likës është kryer më 10 shtator, por lajmi për arrestimin e tij nuk është bërë publik nga ana e strukturave të policisë së qytetit bregdetar. Pritet që ditën e sotme Lika të dalë para gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë, ndërkohë që gjatë momentit të marrjes në pyetje ai ka pohuar se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se lekët e marra prej shtetasit kosovar, ishin haku i punës që ai do të kryente si mbrojtës ligjor.

Gramoz Lika, disa vite më parë ka shërbyer si gjyqtar, ndërkohë që pas largimit nga kjo detyrë, ai ka punuar si avokat në qytetin e Durrësit.

Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?