Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame paralajmëroi nga Durrësi me tone të larta se asnjë qytetar, i cili nuk bëhet pjesë e procesit të legalizimeve brenda afatit të paracaktuar, nuk do të ketë mundësi të pajiset me certifikatë pronësie.

I shoqëruar nga ministrja e Zhvillimit Urban, Englantina Gjermeni, Lame u bë pjesë e demonstrimit për shpërndarjen e lejes së 10 000, që drejtoria e ALUIZNI-t Durrës kishte organizuar.

Ministrja Gjermeni tha se me përfundimin e legalizimit të objekteve, puna do të vijojë me urbanizimin e zonave. 

Drejtori i drejtorisë së ALUIZNI-t dega Durrës, Flamur Gjuzi teksa i dorëzoi lejen e 10 mijtë shtetasit Abedin Gjeneci, ftoi të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e vetëdeklarimeve.
 
Gjuzi tha se, 500 objektet e ndërtuara në zonën A të qytetit, në zonën arkeologjike dhe ato të kërcënuara nga fenomeni i erozionit, nuk do të përfshihen në procesin e legalizimeve.

ALUIZNI Durrës shpërndau edhe një leje legalizimi falas, për shtetasen Vasile Paluka, e cila ka statusin tetraplegjik. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)