DURRES - Subjektet që zotërojnë plazhe private në bregdetin e Durrësit do të paguajnë më pak taksa në bashki. Ky vendim është marrë nga Këshilli Bashkiak i qytetit bregdetar, ndërsa u vendos që nga 300 mijë lekë rinj, këto subjekte do të paguajnë 100 mijë lekë rë rinj.
Shkak për këtë është bërë kërkesa e këtyre subjekteve tregtare, përfaqësuesit e të cilëve shprehen se ky sezon turistik nuk ka qenë pozitiv sa i përket bilancit financiar.
Kjo ka bërë që këto subjekte të mos jenë të rregullta në pagesat e detyrimeve karshi bashkisë. Shkak i uljes së fitimit për këto subjekte tregtare ishte dhe muaji i Ramazanit që përkoi edhe këtë vit me sezonin turistik.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO