Durrës, betonizohet plazhi, hotelet
po hedhin blloqe betoni

Durrës, betonizohet plazhi, hotelet<br />po hedhin blloqe betoni
Pak ditë më parë Report Tv ka denoncuar hedhjen e betonit në plazhin e Durrësit, ku një përfaqësi e hoteleve po hidhnin beton për të përfituar hapësira të rërës. 
 
Ndërsa sot ambjentalisti, Sazan Guri dhe përfaqësues të shoqërisë civile denoncuan zyrtarisht pranë Gjykatës Administrative dhe Prokurorisë së rrethit Durrës masakrën mjedisore që po ndodh në bregdetin Adriatik në sektorin Apolonia, ku dhjetëra biznese, me qëllim përfitimi të hapësirave me rërë, kanë betonizuar bregdetin në mënyrë të paligjshme.
 
Edhe pse janë vënë në dijeni nëpërmjet mediave dhe denoncimeve të shumta të qytetarëve, institucionet përgjegjëse dhe agjencitë ligjzbatuese nuk kanë marr asnjë masë për këtë masakër mjedisore që po bëhet përgjatë vijës bregdetare. Teksa denoncoi publikisht në vendin e "krimit mjedisor" këtë papërgjegjshmëri të bizneseve, Guri tha se shkaktarët kryesor të kësaj masakre mjedisore janë vetë pushtetarët, të cilët e kanë lejuar situatën të precipitojë në këtë gjendje.

Kur qeveria 4 vjet më parë ndërhyri për vepra afër detit apo në bregdet po tani çfarë pritet nga kjo agjenci, po e përmend dhe emrin nga z. Auron Tare i cili e sheh e bën sehir dhe nuk reagon që do të thotë që do kalojë nga ku jemi në këmbët tona, tek kjo tjetra që sa po ndërtohet deri sa të bashkohet me molin dhe pas molit fillon një gërryerje tjetër që do fillojnë me radhë dhe ky shqiptar që nuk u ngop duke pushtuar tokë tani nuk po ngopet duke pushtuar det dhe mbaje mend këta të babëzitur do ta kenë fundin në detin Adriatik në anën tjetër në Itali por atje nuk të lënë”, tha Sazan Guri.

Pasi denoncoi publikisht këtë masakër mjedisore,ambjentalisti Guri i shoqëruar nga përfaqësues të shoqërisë civile, ju drejtuan Gjykatës Administrative dhe Prokurorisë së rrethit Durrës për ta denoncuar ligjërisht.

[gallery]22067[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv