Durrës, biznesmeni i vrarë në
atentat, i skeduar në Itali 

Durrës, biznesmeni i vrarë në<br />atentat, i skeduar në Itali 
DURRËS - Biznesmeni i ndërtimit Plarent Cani u ekzekutua me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit, pranë sektorit "Teuta" në Durrës.

Vrasja ndodhi rreth orës 07:30 minuta. Nga të dhënat e para mendohet se autorët, 2 persona me motor i kanë zënë pritë viktimës, për ta ekzekutuar në vendin e njohur si "Rrota  Kuqe", aty ku viktima, babai i 3  fëmijëve kishte nisur të ndërtonte një pallat.

DY PLUMBA NE KOKE
Korrespondenti Artur Korriku informon se 40 vjeçari ka pasur dy plagë në kokë të shkaktuar nga 2 plumba, gëzhojat e të cilave u gjetën në vendngjarje nga policia.
Ai është qëlluar me breshëri plumbash, ndërkohë që 2 plumba e kanë kapur në kokë.
 
Një grup hetimor ka nisur hetimet por ende nuk dihen detaje në lidhje me autorët e mundshëm të këtij krimi.

Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e pamundur pasi goditjet kanë qenë vdekje prurëse. Plarent Cani ndërroi jetë në sallën e reanimacionit. 

ORA 10:46 VRASJA DYSHOHET ME PAGESE
Policia dyshon se vrasja mund të jetë kryer me pagesë, dhe se mënyra e ekzekutimit është e njëjtë me atë të disa vrasjeve të kryera në Tiranë në kohët e fundit. Viktima Plarent Cani, i datëlindjes 1973, ishte i martuar dhe me 3 fëmijë. Policia ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen apo pistat e hetimit.

KUSH ISHTE PLARENT CANI
Sipas gazetarit Arsen Rusta, Plarent Cani me origjinë dhe banues në qytetin e Durrësit, prej kohesh rezultonte i skeduar si person me precendentë penalë dhe për këtë arsye në vitin 2006 është arrestuar së bashku me një grup shqiptarësh për trafik heroine në shtetin italian.
 
Një vit më pas Cani rezulton të jetë kthyer në Shqipëri për të themeluar firmën e ndërtimit “CaniConstrucion” e regjistruar si biznes pranë Qendrës Kombëtare të bizneseve më 21 Gusht të 2008-ës.

Para se të ngrinte firmën e ndërtimit Cani kishte pasur një biznes të artikujve industrial. Plarent Cani ishte baba i 3 fëmijëve. Mbetet ende e paqartë mënyra se si Cani ka mundur t’ia  hedh dënimit prej 14 vitesh nga drejtësia Italiane.

Vitet e fundit në Durrës punonte në sektorin e ndërtimit. Kishte mbaruar një pallat rreth 12 kate pranë Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës, ku pjesa më e madhe e apartamenteve janë ende të pashitura. Ndërkohë kishte marrë një shesh ndërtimit në  zonën e plazhit ku dhe u ekzekutua.

PISTAT E HETIMIT
Nga hetimet paraprake sektori i krimeve të hapura ndaj jetës në Policinë e Durrësit është fokusuar në dy pista:
Problemet në biznesin e ndërtimeve
E kaluara e viktimës, pasi ai ka qenë anëtar i një prej klaneve më të forta të trafikut ndërkombëtar të heroinës dhe dyshohet se e ende nuk i kish mbyllur problemet me të kaluarën.
plarent cani
(Në foto, viktima Plarent Cani dhe vendi i ngjarjes)

plaurent cani

(Foto: Vendi ku u vra Plarent Cani  FOTO TE TJERA)

Ekstrakti i QKR-së për firmën  e Plarent Canit
 

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca