DURRES - Një 49-vjeçare nga Durrësi është dhunuar mbrëmjen e së premtes nga një person i panjohur ndërsa shkonte në banesë së bashku me bashkëshortin e saj. Ngjarja sipas policisë ka të bëjë me konflikte të mëparshme të zonjës, pas dy kallëzimeve që janë bërë ndaj saj për kanosje dhe fyerje, pasi vetë e demtuara ka perjashtuar cdo mundesi qe dhuna ndaj saj te fsheh pas qellime politike. Sipas policisë së qytetit bregdetar, Meremi Agalliu ka deklaruar se në kohën kur po shkonte drejt shtëpisë së saj në lagjen numër 6, një person i ka dalë para dhe pasi e ka kapur nga flokët e ka rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike.
Ngjarja u përkthye menjëherë në incident elektoral nga Partia Demokratike. Deputeti Oerd Bylykbashi, i cili vizitoi të dëmtuarën në Spitalin e Durrësit, tha se Mereme Agalliu është aktiviste e PD-së (sekretare e një qendre votimi dhe bashkëshortja e kryetarit të Seksionit numër 6 të PD-së të degës së Durrësit).
/Shqiptarja.com

VIDEO