DURRES - Rreth 66 mijë euro është vlera e fustaneve kontrabandë, të cilët janë bllokuar në portin e Durrësit.
 
Operacioni është zhvilluar këtë të Shtunë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Degën e Doganës Durrës, ku gjatë kontrollit në Sheshin e Trageteve, u sekuestruan 2500 copë fustane të markave të ndryshme me mbishkrimin “Mady in Italy” (Prodhuar në Itali).
 
Sakaq, hetuesit doganorë morën në pyetje drejtuesin e mjetit ku u gjetën rrobat kontrabandë dhe po procedohet më tej për penalizimin e tij.
 
Operacioni, zhvillohet në kuadër të goditjes së kontrabandës së rrobave “firmato” të mallrave të ndryshme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)