Durrës/Vidhte vegla punë në kantiere ndërtimi e banesa, dyshohet si autor i 4 rasteve! Vihet në pranga 33-vjeçari! Ja momenti kur kapet mat nga kamerat (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Durrës, i cili akuzohet për një sërë vjedhjesh në qytetin bregdetar. I riu vidhte vegla pune, elektromotore, trapano, në banesa, kantiere ndërtimi e dyqane.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Several", gjatë të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga Gentjan Hasa, 33 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në banesën e Hasës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash (euro dhe lekë), vegla pune, një mjet prerës (thikë) dhe një shkop bejsbolli.

“Ky shtetas dyshohet se: më datë 29.08.2024, ka vjedhur vegla pune në një pallat në ndërtim, në lagjen nr. 1; -më datë 11.10.2024, ka vjedhur kabllo elektrike, në një kantier ndërtimi, në lagjen nr. 4;  -më datë 17.10.2024, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në një market në lagjen nr. 1;  -më datë 20.10.2024, ka vjedhur vegla pune në një banesë, në lagjen nr.17/1.  Gjithshtu, ky shtetas dyshohet se më datë 27.10.2024, në lagjen nr. 17/1, është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. T”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë