Durrës, dyshohet zhdukja e një
helmete ilire 2 orë pas zbulimit

Durrës, dyshohet zhdukja e një<br />helmete ilire 2 orë pas zbulimit
Kanë marrë përmasat e një skandali të madh punimet për projektin e Bashkisë së Durrësit për të ndërtuar një Velierë betoni.

Megjithëse u dha një vendim për ndërprerjen e punimeve, ato ende po vijojnë dhe kjo ka tronditur specialistët e historisë dhe arkeologjisë që kanë shkuar në vendngjarje.

Historiania e njohur Sonila Boçi Pepivani ka shkuar në Durrës ditën e premte dhe është shokuar para zbulimeve të topave dhe predhave të periudhës osmane.

“Ajo që më shqetësoi dhe që e ngrita zërin është pikërisht kjo gjë, që ne nuk e dimë se si është marrë në Këshillin Bashkiak të Durrësit vendim për të ngritur gjithçka pa marrë më përpara, nëse është marrë apo jo nuk e dimë sepse nuk ka transparencë, është marrë apo nuk është marrë një vendim nga njerëzit e specializuar për këtë punë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Është zbuluar një gjë e jashtëzakonshme, është një ndërtesë qeveritare e periudhës osmane, duhet të jetë diku te fundi i shekullit 18, fillimi i shekullit 19, kjo nuk ka rëndësi fare nëse është e periudhës së vonë sepse gjithsesi është trashëgimi historike dhe nga mënyra se si ndërtohej në periudhën osmane ata merrnin gur gjithandej dhe aty mund të ketë gur edhe të periudhës ilir”, u shpreh Boçi.

sonila boci
 
Ndërsa lajmëron zbulimet e tjera që janë bërë, ku bëhet fjalë për një top tjetër të periudhës osmane, pas atij që doli në dritë gjatë gërmimeve për Velierën, historiania Boçi pohon se miqtë i kanë thënë se kanë dalë në dritë, edhe objekte ilire, dhe se një helmetë ilire është parë të dalë nga gërmimet dhe pas dy orësh është zhdukur.

“Janë zbuluar edhe të tilla gjetje dhe duhet të kishte arkeologë të cilët minimalisht t’i merrnin këto gjëra dhe t’i skedonin dhe t’i shënonin në procesverbal. Isha dje në Durrës dhe pashë me shumë dhimbje se aty ishin të zbuluara disa gjyle topi të rrumbullakëta në mënyrë perfekte, kishte bazamente që mu dukën qartazi të periudhës ilire. Një koleg miku im nga Durrësi po më fliste për një tip që atij i ishte dukur si përkrenare ilire që e kishte parë në atë zonë dhe më tej s’e kishte gjetur më, s’e kishte parë më”, shprehet ajo.

Por gjetja e një përkrenare ilire nuk konfirmohet nga specialistët që janë kujdesur për këto objekte me vlerë, por përkundrazi, mohohet ekzistenca e një objekti të tillë.

Tashmë mbetet për tu konfirmuar nga institucionet nese ka pasur perkrenare apo gjithçka ngelet në kuadrin e dyshimeve të paprovuara.

Një ditë më parë edhe specialist arkeologu Eduard Shehu, njëherësh mbikëqyrësi i punimeve pohoi se rrënojat, i përkasin një objekti të periudhës osmane i cili është rrëzuar në vitin 1926 për t'i çelur udhë rrugës dhe sheshit përpara portit detar.

Historiania Sonila Boçi evidenton në fund se sot në terren kanë shkuar arkeologë dhe po e monitorojnë  situatën nga afër dhe po inventarizojnë të gjitha objektet e gjetura. 

  
perkrenare
Foto ilustruese e llojit të helmetës qe dyshohet te jetë zbuluar dhe më pas zhdukur

[gallery]20994[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......