E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot (16 janar 2025) në Durrës me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kundëradmiralin Adnand Agastra, komandantin e Forcës Detare. Takimi kishte në fokus bashkëpunimin ushtarak med dy vendeve, përfshirë operacionet detare.
Ata vizituan gjithashtu Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (IMOC) për të kuptuar më mirë se si Shqipëria mbron Detin Adriatik dhe Jon.