Probleme me veshkat? Ja ushqimet që duhet të shmangni dhe ato që duhet të konsumoni sipas nutricionistit Altin Joka

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Altin Joka, nutricionisti i njohur nga Suedia. Në fillim të bisedës, ai foli për shëndetin e veshkave dhe rolin e tyre në organizëm. ”Veshkat janë laboratori ynë më i rëndësishëm i trupit dhe që të kenë një funksion të mirë, ne duhet të konsumojmë rreth dy litra ujë në ditë” tha Altini në fillim të bisedës. Më pas ai shtoi se nga funksioni i rregullt i veshkave, prodhohen hormone që stimulojnë qelizat e kuqe të gjakut në organizëm.

Por cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se kemi probleme me veshkat, sipas nutricionistit? “Personat që kanë probleme me veshkat, kanë shenja anemie, probleme me pjesën kardiake, shfaqje të diabetit, ushqehen jo shëndetshëm dhe shfaqin mungesë të vitaminës B-6, magnezit, mungesë të vitaminës E” theksoi Altini. Por çfarë shenjash shfaqen konkretisht kur keni probleme me veshkat? Së pari, dhimbje muskulore të forta në trup, urinë e errët, urinë me shkumë, lëkurë të thatë si dhe kruarje, pa harruar urinimin e shpeshtë, sytë e fryrë dhe këmbët e fryra.

Sipas nutricionistit, duhen evituar disa ushqime që shkaktojnë probleme me veshkat. ”Njerëzit duhet të eliminojnë konservantët, pra ushqimet si peshku ton, fasulet konservë, pijet me ngjyrë, patatinat, produktet shtazore që kanë përqindje të lartë alkanine, orizi kaf, buka integrale e cila duhet të reduktohet” tha  nutricionisti, duke shtuar se i bëjmë mirë veshkave tona kur ulim përdorimin e turshive, domateve, agrumeve, frutave të thata,  të verdhës së vezës, duke mos harruar që të ulim konsumin e kafes, në jo më shumë se tre kafe në ditë”.

Por cilat ushqime i bëjnë mirë veshkave?  Sipas nutricionistit Joka, frutat e pyllit, boronica e kuqe, rukola, ananasi, pjeshkët, qepët, specat e kuq, kërpudhat, vaji i ullirit, duhen të përdoren rregullisht, ndërsa nuk duhet të harrohet përdorimi i limonit me majdanoz, si dhe ajo që njihet si “Dieta Renale” që nënkupton kombinimin e dietës kardiovaskulare me atë dietike, theksoi ai. Këshilla kryesore që Altini dha, ishtë kufizimi i kripës e sheqerit duke përdorur më shumë dëllenjën e zezë, çajin e farave të shalqirit, çajin e boronicës dhe çajin e trëndafilit, pa harruar shafranin e Indisë, xhinxherin që është një anti inflamator shumë i mirë. Këshilla e fundit që Altini dha, ishte përdorimi sa më shumë i ujit gjatë ditës.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë