DURRES-Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur banorët e lagjes nr. 15 në Porto Romano gjatë natës.
Shpërthimi është shkaktuar nga një bombë artizanale e vendosur në lokalin e Fetah Matajt në katin e parë, ndërsa banesa e tij është tre katëshe.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa pas ngjarjes është lajmëruar policia që ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Në momentin e shpërthimit lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur njeri brenda.
Policia po heton në disa pista të vjetra për të cilat Mataj ka qenë dënuar, ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt i kohëve të fundit, që mund të ketë sjellë edhe ngjarjen.
Gjithashtu po hetohet edhe pista e konflikteve të mundshme të prindërve të tij me fqinjët.
35 vjeçari është ish-punonjës i bashkisë, ndërsa rezulton i arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie, vetëm pak kohë më parë kishte dalë nga burgu, pasi kreu dënimin.
[gallery]22176[/gallery]
Dëshmia e Fetah Matajt: Ai që do të vrasë të qëllon me armë
Pas ngjarjes i kontaktuar nga Report Tv, Fetah Mataj u shpreh se nuk kam pasur sherre dhe konflikte, ndërsa eksplozivi sipas tij ishte për ta trembur.
"Vendosja e eksplozivit ishte për të na trembur. Ai që do të vrasë të qëllon me armë.
Kuptohet që nga shpërthimi u trembem. Une nuk kam dëshmuar në polici por ka dëshmuar nëna ime.
Nuk kam sherre me asnjë njeri dhe nuk kam përse të dëshmoj në polici" deklaroi ai.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
FOTO