Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për 29- vjecarin nga Durrësi Leonard Nika i cili një ditë më parë ekzekutoi me armë prindërit e tij.
 
Krimi makabër ndodhi në Xhafzotaj të Durrësit, ndërsa Krimet e Rënda kanë kërkuar që i riu t'i nënshtrohet dhe ekspertizës psiqike për të parë nëse ka apo jo probleme mendore.
 
Para hetuesve 29- vjecari ende s’ka dhënë një arsye se përse kreu krimin ndërsa mësohet se ai ka pranuar ngjarjen duke mos shfaqur pendesë.



Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com